‘Përjashtimi i Berishës thikë pas shpine’, Flamur Noka debate me Bashën në mbledhjen e kryesisë

20 Shtator 2021 | 15:32

Mbledhja e sotme e kryesisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate mes deputetit të zgjedhur të PD, Flamur Noka dhe kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me përjashtimin e Sali Berishës nga grupi.

Noka mësohet të jetë shprehur se përjashtimi i Berishës ishte thikë pas shpine dhe se vendimin lidhur me këtë çështje duhet ta merrnin forumet e PD.

“Me këtë vendim e ke futur PD në një rrokullimë pa kthim. Çdo vendim në kundërshtim me vullnetin e shumicës së anëtarësisë e përçan PD. Ti je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time”, mësohet të jetë shprehur Noka.

Kryedemokrati Basha mësohet të ketë përsëritur se vendimi për përjashtimin e Berishës nuk do të ketë kthim pas ndërsa ka theksuar se nuk do të lejojë grupe kundër amerikane në PD.

“Nuk ka për të pasur asnjë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, e asnjë mbledhje të ndonjë forumi tjetër anti-amerikan”, mësohet të ketë thënë kreu i PD.

Sipas tij, kërkesa për Berishën nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët, por nga kupola e shtetit amerikan.

“Informacionet i di unë siç i di shumë mirë edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë”, mësohet të jetë shprehur kreu i PD.

Mësohet se gjatë ditës se sotme kryedemokrati Basha po zhvillon takime me krerët e degëve lokale të PD në qarkun e Fierit.

Këto takime të Bashës me krerët e degëve të Fierit vijnë një ditë para takimit që ka paralajmëruar Berisha në këtë qytet.

Gjatë mesditës, kreu i PD ka pasur një takim edhe me deputetët e Lezhës. Takimi me ta vjen pas dorëheqjes se Mark Markut që ka lënë vakant edhe pozicionin e drejtuesit politik të PD në qarkun e Lezhës, në vend të të cilit Basha caktoi Agron Gjekmarkajn.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026