Përjashtimi i Berishës, Tritan Shehu: PD është futur në një spirale të rrezikshme
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu tha se PD është futur në një spirale të rrezikshme pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar nga grupi ish-kreun e kësaj partie, Sali Berisha.
Sipas z. Shehu, e vetmja rrugë për ta nxjerrë PD nga kjo situatë e vështirë edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit është respektimi i statutit, rregullave të brendshme të demokracisë dhe gjithëpërfshirjes në vendimmarrje të të gjitha strukturave brenda saj.
“Mendoj se detyra e një force demokratike është të vërë rregulla demokratike brenda saj, është baza nga fillon gabimi kur nuk respektohen ato”, tha z. Shehu.
Teksa e vlerësoi si partnerin strategjik të Shqipërisë, z. Shehu tha se SHBA nuk ka kërkuar të mos respektohen rregullat e demokracisë, sa i përket çështjes Berisha.
“Ata gjëja e parë që kërkojnë është respektimi i rregullave të demokracisë. Dhe mos mendoni se SHBA thotë mos respekto rregullat e demokracisë. Duke respektuar këto rregulla, do krijojmë më shumë respekt për SHBA, që janë partneri jonë strategjik”, tha deputeti i zgjedhur i PD.
Sipas tij Berisha ka të drejtë të kërkojë të drejtën e tij dhe ideja e referendumit duhet parë për të vendosur për gjëra kaq të rëndësishme.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta