Përjashtohen 8 deputetët e PD, Boçi: Duan t’i mbyllin gojën opozitës
Komisioni i Etikës ka vendosur të përjashtojë 8 deputetë të Partisë Demokratike për shkak se bllokuan seancën e fundit plenare dhe nuk lejuan zhvillimin normal të saj.
Opozita kërkoi që kjo mbledhje të zhvillohej e hapur dhe në prani të medias, kërkesë e cila u kundërshtua nga mazhoranca duke bërë që deputetët e Partisë Demokratike të transmetonin momente nga mbledhje në rrjetet e tyre sociale.
Përjashtimi me 10 ditë nga pjesëmarrja në seanca plenare që përkon me dy të tilla, dhe mospjesëmarrja në komisione është cilësuar nga deputetët si një mënyrë për t’i mbyllur gojën opozitës.
Ndërsa deputeti demokrat Ervin Salianji e ka cilësuar si një tentativë për të sfumuar skandalin me ish-agjentin e FBI Charles McGonigal.
Deputetët Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati, sipas vendimit përjashtohet për 10 ditë nga pjesëmarrja në komisione dhe seanca plenare.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren