Përkthimi ende problem, shtëpitë botuese duhet t’i paguajnë më shumë shqipëruesit
Kujdesi i shtëpive botuese për të sjellë autorët e huaj e sidomos ato që janë tepër të vlerësuar nga kritika, është i madh.
Mirëpo përpos një emri të dëgjuar, vepra e të cilit është shitur në shumë vende të botës dhe një kujdesi të shtuar për paraqitjen vizuale, në Shqipëri është evident problem i përkthimit.
“Një përkthyes i vetëdijshëm për detyrën e tij, për pasionin e tij, do që përkthimi i tij të kuptohet. Përkthimi është në qendër të komunikimit. Meritë të madhe për përforcimin e gjuhës shqipe kanë qenë rilindasit”, u shpreh Edmond Tupja.
Për secilin përkthyes, sjellja e një vepre të huaja, jo vetëm që mban gjuhën shqipe gjallë, por pasuron kulturën, e këtë nuk mund ta marrë përsipër kushdo se mjeshtëria e përkthyesit qëndron në kulturën gjuhësore dhe letrare të tij.
‘Përkthimi letrat nuk është thjesht shkencë e ftohtë është e pasion”, u shpreh Tupja.
“Përkthimi ka shumë të mira, por ka edhe probleme. Një përkthyes i mirë do kishte në bazë, jo vetëm njohjen e gjuhës së huaj por edhe njohjen e gjuhës shqipe”, u shpreh Aida Baro.
Përgjegjës kryesor të veprave të përkthyera keq dhe që shtrembërojnë autorin fillestar, mbetet e shtëpive botuese, që për të minimizuar humbjet financiare janë gati të marrin këdo të ri që njeh mire një gjuhë të huaj.
Është një fije e hollë e ndarjes së krijimit të autorit fillestar me atë të përkthyesit, i cili në shumicën e herëve i jep autorësinë e tij duke i shtuar më shumë se ç’duhet nga vetja dhe botëkuptimi i tij.
“Mitrush Kuteli, përkthyer, shkrimtar e ka thënë shumë bukur: Kur shkruaj një libër në gjuhën time është vepra ime, por kur do përkthej, përkthimin e bën kultura ime’”, tha Tupja.
Megjithatë ato që i kanë kushtuar jetën përkthimit janë në një mendje, që duhet një shkollë apo trajnim i veçantë për ata që duan të futën në botën e madhe dhe me shumë peshë të përkthimit.
Duket se pagesa e ulët që ofrojnë shtëpitë botuese bën që shumë nga përkthyesit e mirë, të mos marrin përsipër të përkthejnë asnjë vepër, e duket se për të intervistuarit, përkthimi së pari është një pasion dhe kontribut i paçumueshëm që i bëhet kulturës dhe gjuhës shqipe.
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë