Përleshje fizike mes tre personave në Patos, plagoset me kaçavidë 35-vjeçari
Një konflikt mes tre shtetasve ka përfunduar me një të plagosur në fshatin Zharrëz të Patosit. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të paradites së sotme, ku pas një sherri për motive të dobëta, një 35-vjeçar mbeti i plagosur me një mjet prerës.
Sipas policisë, shtetasi Dh. N., 68 vjeç dhe djali i tij A. N., 35 vjeç, të dy banues në Zharrëz, kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç. Si reagim ndaj dhunës, ky i fundit ka qëlluar me një kaçavidë shtetasin A. N., duke e plagosur.
I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga ana tjetër, shtetasi Dh. G. dhe një familjar i tij, M. G., janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë, ku po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit dhe për të mbledhur të gjitha provat e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ekstradohen nga Dubai dy të shumëkërkuar, njëri është vëllai i Nuredin Dumanit
- “Dumani u bë keq, i bleva shtëpi në Elbasan”- Alibej: Ç’ndodhi pas vrasjes në Durrës
Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 09:19 Tragjedi në Detin e Kinës Jugore, fundoset anija vietnameze me 62 persona në bord
- 09:03 Aksident i rëndë në Gjermani, karvani përplaset me kolonën e makinave, 34 të plagosur mes tyre fëmijë
- 08:23 Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)
- 08:15 Publikohet identiteti i të dyshuarit për sulmin në Berlin, policia: Mos iu afroni
- 08:05 Terror në “Krenarinë e Berlinit”, furgoni futet mes turmës dhe merr përpara njerëzit
- 23:58 Kristjan Prenga rrëzon Joshuan, por britaniku e mbyll me nokaut në raundin e dytë (VIDEO)