Përmbyllet faza e parë e reformës, çfarë do ndodhë me mbetjet në Durrës
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, deklaroi sot përmbylljen e fazës së parë të reformës së mbetjeve për atë se çfarë do ndodhë në vijim. Gjatë një konference për shtyp, ministri theksoi se të gjitha projektet lidhur me këtë reformë do të nisin realizimin e tyre në vitin 2027.
Sipas Jaupajt, projektet që janë hartuar në bashkëpunim me qeverinë gjermane, franceze dhe Komisionin Europian, do të financohen përmes marrëveshjeve bilaterale dhe me Komisionin Europian. Ndër të tjera, ai njoftoi se Ministria e Mjedisit po punon për integrimin e përgjegjësisë mjedisore në Kodin e ri Penal, si pjesë e një reforme më të gjerë të përgjegjësisë ligjore ndaj mbetjeve.
Fjala e plotë e ministrit Jaupaj:
“Janë duke u zbatuar projektet për zgjerimin e 4 landfilleve rajonalë, ndërtimin e 7 landfilleve rajonalë, 17 stacione të transferimit do të ndërtohen, 10 stacione të rikuperimit të mbetjeve, 5 qendra kompostimi në bashkitë me karakter bujqësor dhe do të rehabilitohen 49 vendedepozitime ilegale që janë në të gjithë territorin. Të gjithë projektet që janë duke u hartuar, jemi duke i hartuar në bashkëpunim me qeverinë gjermane franceze dhe Komisionin Europian, do të nisin zbatimin në vitin 2027, pasi financimi i projekteve është siguruar falë marrëveshjeve bilaterale dhe marrëveshjeve me Komisionin Evropian.
Sa i takon Sharrës, Fierit dhe Elbasanit, këto zona përfaqësojnë 65% të mbetjeve urbane në Shqipëri. Për këtë kemi nisur bashkëpunim me partnerët francezë për realizimin e studimeve të fizibilitetit për të tre këto zona. Deri në fund të viti do të kemi një dokument të qartë të aspektit ligjor, teknik dhe financiar sa i takon mënyrës se si Ministria e Mjedisit do të menaxhojë sëbashku me Operatorin e Trajtimit të Mbetyjeve këto 3 zona që kanë patur.
Do ndihmojmë edhe bashkitë sa i takon bazës materiale, konkretisht për 3 zonat e menaxhimit të mbetjeve, atë të Beratit, Tiranë-Durrës dhe të Dibrës gjatë këtij viti do dorëzohen 5 mijë kontejnerë mbetjesh. Bashkitë do të duhet të nisin ndarjen në burim të mbetjeve. Jemi duke punuar me Ministrinë e Mjedisit që përgjegjësia mjedisore, pjesë e direktivës së përgjegjësisë mjedisore të jetë plotësisht e parashikuar në Kodin e ri Penal. Në fund të muajit shkurt do të lançojmë paketën e cilësisë së ajrit, ku përfshihet strategjia kombëtare, ligji i ri dhe disa vendime të zbatimit”, tha ministri Jaupaj
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin