Përmbyset kamioni, bllokohet rruga Memaliaj-Krahës

22 Nëntor 2022 | 12:55

Mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në rrugën Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Iliras.

Policia bën me dije se është përmbysur një kamion dhe për pasojë ka bllokuar rrugën. Kamioni drejtohej nga shtetasi I. M., banues në Serbi.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po menaxhojnë lëvizjen e automjeteve, me qëllim që të vijojë normalisht qarkullimi i tyre.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026