Babë dhe bir u përpinë nga rrjedha, detaje nga aksident i rëndë në Shkodër

21 Nëntor 2022 | 14:59

U deshën më shumë se 16 orë kërkime për gjetjen e dy trupave, babë dhe bir të mbytur ditën e dielë në Bogë të Shkodrës.

Rrjedha e fuqishme e përroit të ‘Nicajve’ mori përpara fuoristradën ku udhëtonin 3 pjesëtarë të familjes Rushaj.

Në momentin e rënies së automjetit në rrjedhën e përroit, fatmirësisht një banor i zonës ka bërë të mundur nxjerrjen dhe shpëtimin e vajzës që ndodhej në automjet bashkë më babain dhe të vëllain. Ndërsa këta të fundit nuk mundën dot të dilnin.

Menjëherë forcat RENEA me polumbarët e tyre nisën kërkimet, por ishte e vështirë për shkak të reshjeve që binin pa pushim.

Trupat e Pjetër Rushaj 50 vjeç dhe djalit të tij 18 vjeç u nxorën mëngjesin e kësaj të hënë.

Dyshohet se 50-vjecari është treguar neglizhent në momentin e kalimit të përroit, i cili mesa duket ishte më i fuqishëm se sa dukej, duke shkaktuar një tragjedi për familjen Rushaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026