Momenti kur polumbarët gjejnë babë e bir të pajetë në përroin e fshatit Bogë (VIDEO)
Policia ka publikuar pamjet nga momenti i gjetjes së trupave të babë e bir në Bogë të Malësisë së Madhe.
Makina ku po udhëtonte 50-vjeçari Pjetër Rushaj së bashku me të birin ditën e djeshme u mor nga rrjedha e lumit.
Si pasojë babë e bir kanë humbur jetën, ndërkohë vajza e Rushajt ka arritur të dalë e gjallë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, në videon e publikuar nga autoritetet shihet momenti kur polumbarët kanë gjetur dhe kanë nxjerrë trupat e pajetë të babë e bir nga makina e cila ndodhej në përroin e fshatit Bogë.

Trupat e Rushajt dhe djalit të tij u gjetën pas më shumë se 15 orësh kërkime. Për kërkimin e tyre u angazhuan polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë