Përmbyset makina në Korçë, drejtuesi transportohet me helikopter te Trauma në Tiranë
2 Gusht 2025 |
19:27
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në lagjen 4 të Korçës. Mjeti drejtohej nga shtetasi O.Th, i cili ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku më pas makina është përmbysur.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe fillimisht është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Burime pranë Spitalit Rajonal të Korçës bëjnë me dije se shtetasi O.Th ka mbërritur aty në gjendje kritike për jetën dhe për shkak të dëmtimeve të rënda, ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur
Një punonjës i Policisë së Burgjeve është kapur në flagrancë në IEVP Durrës, pasi dyshohet se tentoi t’i kalonte një të paraburgosuri lëndë narkotike. Sipas...
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
- 21:51 Kapet në flagrancë efektivi i Burgjeve në Durrës, tentoi të fuste drogë për një të paraburgosur
- 21:46 Vjosa Osmani flet pas kërkesave për dorëheqje të Abdixhikut
- 21:33 Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër