Përmbytjet, Basha thirrje strukturave të opozitës të ndihmojnë njerëzit: Rama të largohet

15 Janar 2021 | 13:35

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një reagim për mediat tha se për situatën e përmbytjeve në zonat perëndimore të vendit duhet ndërhyrje konkrete nga qeveria.

“Vazhdoj t’i bëj thirrje gjithë strukturave tona, të bëjnë ç’është e mundur për t’i ndihmuar njerëzit dhe uroj, shpresoj dhe kam besim shumë të madh që edhe ky mësim i sotëm i një qeverie dhe një kryeministri të mbytur në dështimet të njëpasnjëshme,” – tha Basha.

Kryetari i PD-së tha se qindra, mijëra banorë janë nën ujë, u mungojnë shërbimet bazë si uji i pijshëm, ushqimet apo dritat.

“Janë pa medikamente dhe nuk po flas vetëm për zonën e Shkodrës por po flas edhe për zonat rreth e qark Tiranës, Durrësit dhe të gjithë ultësirën Perëndimore. Jemi përpjekur të bëjmë gjithçka,” – vijoi më tej Basha.

Numri një i PD-së ia faturoi qeverisë situatën e përshkallëzuar të përmbytjeve ndërsa e konsideroi si të “paturpë” daljen në një konferencë për shtyp të qeverisë duke thënë se situata qe përballuar me sukses.

Lexoni gjithashtu:

‘Përmbytjet’, përplasin në distancë Bashën dhe Ramën

Përmbytjet, Rama: Banorët do dëmshpërblehen sipas ligjit, dëmet janë minimale

Rama: Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do t’i japë fund frikës nga përmbytjet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026