‘Përmbytjet’, përplasin në distancë Bashën dhe Ramën
‘Mijëra familje janë nën ujë, pa furnizime ushqimore e medikamente,’ kjo ishte akuza që kryedemokrati Basha ngriti për kryeministrin Edi Rama në një deklaratë për mediat ditën e sotme.
Kreu i PD përsëriti akuzat se qeveria Rama është e fokusuar tek propaganda.
“Ka ardhur koha ta largojmë,” – u shpreh kryedemokrati teksa theksoi se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit të madh, dita kur sipas tij shqiptarët do të zgjedhin një qeveri të përgjegjshme.
Ndërkohë kryeministri Rama nuk u kursye me ironinë kundrejt Bashës përmes një postimi në Twitter.
“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë,” – shkroi Rama.
Gjatë konferencës së sotme me gazetarët për situatën e përmbytjeve, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu nëse do të ketë dëmshpërblime për banorët e zonës së nën-Shkodrës.
Kreu i qeverisë u shpreh se dëmshpërblimet do jepen sipas ligjit.
“Sipas ligjit, por siç e patë numri i banesave që rezultojnë të dëmtuara është krejt minimal. Ju takon bashkive të bëjnë vlerësimet dhe do të takojmë ato që na takon. Nuk ka asnjë problem”, tha kreu i qeverisë.
“Ka edhe një element tjetër në zonën e Obotit ku është e vetmja pikë që ka pasur problematikë për transportin për bagëtinë në aspektin e ushqimit. Ushqimi u është garantuar nga ministria e Bujqësisë të gjithë fermerëve për të ushqyer bagëtitë për 10 ditë. Tokat e përmbytua këtë herë janë jo-produktive”, u shpreh ai më tej.
Lexoni gjithashtu:
Përmbytjet, Rama: Banorët do dëmshpërblehen sipas ligjit, dëmet janë minimale
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta