Përmbytjet në Durrës, shënohet viktima e parë
Një person është gjetur pa shenja jete në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit, ngjarje që dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e mbytjes. Incidenti është regjistruar në orët e fundit, duke shkaktuar menjëherë reagimin e autoriteteve lokale.
Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të identifikuar viktimën dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Deri më tani, identiteti i personit nuk është bërë i ditur. Autoritetet apelojnë për qetësi dhe bashkëpunim nga qytetarët ndërkohë që hetimet janë në zhvillim.
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se qarqet më problematike janë qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Fier, Berat dhe Gjirokastër. Ministria thekson se në terren janë angazhuar rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura, mbi 20 mjete të rënda, 10 gomone shpëtimi dhe 15 pompa thithëse.
Në qytetin e Lezhës rreth 3,000 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur. Mësohet se janë evakuuar dy familje dhe rreth 100 banesa janë të rrethuara nga uji, kryesisht në njësitë administrative Dajç, Babullojë, Balldren dhe Shënkoll.
Nga ana tjetër në Vlorë, niveli i lumit Vjosë në Novoselë ka kaluar mbi 9 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë, pa prezencë uji në banesa. Në Durrës po vijon punën për largimin e ujit nga rreth 800 banesa dhe objekte, kryesisht në zonat e burgut, ish-Kënetës, Shkozetit dhe Nishtullës.
250 persona janë strehuar në Shtëpinë e Pushimit të Forcave të Armatosura në Durrës dhe 55 persona në Kovalishencën e Ministrisë së Brendshme. Lumenjtë Erzen dhe Ishëm, si dhe kanali i Tones, janë në kuota maksimale, ndërsa disa rrugë mbeten të bllokuara.
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë