Përmbytjet në vend, reagon Delegacioni i BE: Gati të mbështesim popullin shqiptar

8 Janar 2026 | 18:09

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka reaguar lidhur me situatën e vështirë që po kalon prej 2 ditësh vendi ynë për shkak të motit të keq.

Përmes një postimi në X, delegacioni i BE shpreh gatishmërinë për të mbështetur popullin shqiptar në përballimin e motit ekstrem, “përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit”.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian po ndjek me shqetësim përmbytjet në të gjithë Shqipërinë. Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO) është në kontakt të ngushtë me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacione dhe imazhe relevante nga sateliti Copernicus. Së bashku me Shtetet Anëtare, BE është e gatshme të mbështesë popullin shqiptar në përballimin e motit ekstrem, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Unionit”, thuhet në reagimin e BE në X.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK

Partia Socialiste ka kërkuar marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit dhe kryetarit të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, si dhe referimin e çështjes pranë Prokurorisë së...
13:37 | 27/07/2026

Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)

Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur mesditën e kësaj të hëne në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes është krijuar trafik...
13:33 | 27/07/2026

Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht

Një incident i pazakontë është regjistruar në ambientet e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku një 54-vjeçar ka hyrë i armatosur për të marrë mjekim, ndërsa...
13:18 | 27/07/2026