Përmbytjet, Rama: Banorët do dëmshpërblehen sipas ligjit, dëmet janë minimale
Gjatë konferencës me gazetarët për situatën e përmbytjeve, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu nëse do të ketë dëmshpërblime për banorët e zonës së nën-Shkodrës.
Kreu i shtetit u shpreh se dëmshpërblimet do jepen sipas ligjit.
“Sipas ligjit, por siç e patë numri i banesave që rezultojnë të dëmtuara është krejt minimal. Ju takon bashkive të bëjnë vlerësimet dhe do të takojmë ato që na takon. Nuk ka asnjë problem”, tha kreu i qeverisë.
“Ka edhe një element tjetër në zonën e Obotit ku është e vetmja pikë që ka pasur problematikë për transportin për bagëtinë në aspektin e ushqimit. Ushqimi u është garantuar nga ministria e Bujqësisë të gjithë fermerëve për të ushqyer bagëtitë për 10 ditë. Tokat e përmbytua këtë herë janë jo-produktive”, u shpreh ai më tej.
Rama theksoi se edhe dëmet e përmbytjeve të vitit 2010 i ka paguar qeveria e tij.
“Edhe dëmet e viti 2010 i kemi paguar ne”, përfundoi ai.
Euronews Albania e pyeti kryeministrin Edi Rama se “A është krye-negociator i konfliktit turko-grek?”, por kreu i qeverisë refuzoi të përgjigjej.
Lexoni gjithashtu:
Rama: Ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës do t’i japë fund frikës nga përmbytjet
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta