Përmirësohet situata e përmbytjeve në Kolonjë dhe Maliq, reshje bore në Dardhë

23 Nëntor 2025 | 10:14

Këtë të diele kanë nisur reshjet e para të Deborës në disa zona të vendit ndërsa pjesa më e madhe e Shqipërisë vijon të mbetët në kushte të këqija atmosferike. Mësohet se në aksin Boboshticë-Dardhë kanë nisur reshjet e borës po punohet për pastrimin e rrugës. Situata paraqitet pa problematika.

Në Bashkinë e Kolonjës, situata vijon drejt normalizimit ku është ndërhyrë në Tac Poshte për largimin e ujërave nga parcelat. Në fshatin Qinam është kryer devijimi i lumit për mbrojtjen e këmbëve të urës, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Rrugëve Rurale, Qarku Korçë. Gjatë natës ka patur reshje, të cilat në zonat mbi 1500 m kanë qenë në formë bore.

Në Bashkinë Maliq niveli i lumit Devoll ka pësuar ulje me rreth 1.30 cm, duke përmirësuar situatën e prurjeve. Vijon ndarja e ndihmave të vëna në dispozicion nga Rezevat Materiale të Shtetit  për 100-150 familje  të dëmtuara nga përmbytjet.

Në Pustec gjatë natës reshjet kanë qenë të dobëta dhe uji nëpër bodrume të disa banesave është larguar plotësisht. Gjatë natës situata në Bashkinë Pogradec ka qenë e qetë, pa raportime të reja problematikash. OSHEE njofton se ka probleme me furnizimin me energji në Qarkun e Korçë. Pa energji janë zonat Qenckë, Kurtesh, Zharkanj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026