Përnaska: Në PD ka individë që kanë fituar mandatin e deputetit pa kontribuar

13 Qershor 2022 | 21:37

Ish-deputetja demokrate Lajla Përnaska thotë se në Partinë Demokratike ka individë të cilët nuk kanë dhënë kontribut në këtë forcë politike dhe vetëm kanë përfituar mandatin e deputetit.

Në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Përnaska u shpreh se këta deputetë nuk kanë mbështetje elektorale.

“Problemi kryesor është që ata deputetë që kanë disa mandate, janë deputetë që nuk janë zgjedhur kurrë me votë, me zero mbështetje elektorale. Mungesa totale e garës për t’u përfshirë si në garën brenda PD-së, por edhe në atë elektorale. Edhe kur garën në zgjedhjet e 2021, asnjë nuk arriti të marrë numrin e nevojshëm për të dalë deputetë. Këto lloj individësh kanë përfituar mandate nga mandatet e PD, pa kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që PD ta bëjnë një forcë fituese”, deklaroi Përnaska.

Sipas saj, morali i lidershipit të Partisë Demokratike është cenuar rëndë në këto vite në opozitë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Humbësit e mëdhenj janë PS dhe PD”, Çela bën bilancin pas 24 ditë proteste

Pedagogu Erlis Çela bëri një bilanc politik të protestës që po zhvillohet prej 24 ditësh në Tiranë, duke argumentuar se humbësit më të mëdhenj deri...
22:39 | 23/06/2026

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

“Rama s’ka shans të dialogojë”, parashikimi i Alibeajt: Do vazhdojë luftën e fortë

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se gjëja më e mirë që duhet të bëjë kryeministri Edi Rama në këtë fazë...
22:27 | 23/06/2026