Përpjekje për të përmbysur zgjedhjet në Xhorxhia, ngrihet aktakuzë penale ndaj Trump
Një juri e madhe në shtetin amerikan të Xhorxhias paditi ish-presidentin amerikan Donald Trump për përpjekje për të përmbysur humbjen e tij nga demokrati Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.
Është ankesa e katërt penale kundër Trump dhe e dyta që e akuzon atë për përpjekje për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve të 2020-ës, raportoi Reuters.
Akuzat, të paraqitura nga Prokurorja e Qarkut Fulton, Fanny Willis, janë të fundit në një varg problemesh ligjore për Trump, i cili është kandidati kryesor në garën për nominimin presidencial republikan në vitin 2024.
Prokurorët ngritën një aktakuzë me 11 pika kundër Trump dhe bashkëpunëtorëve të tij, duke përfshirë akuzat për falsifikim dhe shantazh. Përveç Trump, 10 persona të tjerë janë paditur, përfshirë ish-shefin e kabinetit të Trump, Mark Meadows, si dhe avokatët Rudy Giuliani dhe John Eastman.
Rasti në të cilin ata akuzohen lidhet me një telefonatë të 2 janarit 2021, në të cilën Trump i bëri presion zyrtarit më të lartë zgjedhor të Xhorxhias, Brad Raffensperger, që të “gjente” vota të mjaftueshme për të përmbysur zgjedhjet e shtetit, të cilat Trump i humbi ngushtë. Rafensperger refuzoi ta bënte këtë.
Faqja e internetit e Gjykatës së Qarkut Fulton tha se Trump akuzohej, ndër të tjera, për shantazhimin e zyrtarëve qeveritarë dhe konspiracion për të bërë deklarata të rreme.
Trump i mohon akuzat, duke deklaruar se janë të motivuara politikisht dhe përbëjnë atë që ai e quan “gjueti shtrigash”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta