Përpjekjet e Rishi Sunak, synon të shpëtojë planin “Ruanda” për emigrantët
Qeveria konservatore e Rishi Sunak po përpiqet ta shpëtojë të ashtuquajturin “Plani Ruanda”, për dërgimin në Afrikë të emigrantëve që kanë zbarkuar ilegalisht në Britaninë e Madhe, plan i rrëzuar muajin e kaluar nga Gjykata Supreme në Londër.
Lajmin e ka bërë të ditur BBC, që ka njoftuar edhe nisjen drejt vendit afrikan të ministrit të ri të Brendshëm, James Cleverly, i cili do të përcaktojë me autoritetet ruandeze një marrëveshje të rishikuar dhe të korrigjuar, në gjendje të shmangë kundërshtitë e formuluara nga Gjykata për tekstin origjinal.
Marrëveshja e re parashikon dërgimin edhe të avokatëve britanikë në vendin afrikan, në funksion të garantimit të mbrojtjes së të drejtave themelore të azilkërkuesve, përfshirë atyre shqiptare, që transferohen atje.
Sidoqoftë, për momentin plani është në pritje, gjë që vë në pozitë të vështirë qeverinë për premtimet e munguara sa i takon forcimit të kufijve pas Brexit.
Këtë e konfirmojnë edhe të dhënat e fundit zyrtare mbi fluksin rekord të emigrantëve të regjistruar vitin e kaluar dhe ato mbi zbarkimet klandestine përmes kanalit të La Manshit, që janë reduktuar vetëm pjesërisht gjatë 2023-shit.
Aksi në fjalë ishte ndër më të përdorurit edhe nga emigrantët shqiptarë që përmes gomoneve mbërrinin ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar e që u kthyen në fokus të fushatës së Sunak kundër emigracionit të paligjshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Anulimi i takimit Sunak-Mitsotakis, Athina: Ditë e zezë për raportet tona
Braverman letër drejtuar Sunak pas shkarkimit: Kryeministër i dobët, dështoi
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
BE u jep bizneseve më shumë kohë për të ulur prodhimin e tyre të karbonit, zbulohet kushti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona