Përplasen 2 makina në Dimal, plagosen 2 fëmijë të mitur

23 Korrik 2025 | 18:11

Një aksident me pasojë plagosjen e dy fëmijëve ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Dimal.

Aksidenti ndodhi në zonën e quajtur Parku i qytetit, ku shtetasi M.M, i cili ishte duke qarkulluar me një mjet tip Mercedes Benz, është përplasur me mjetin tip Golf, ku udhëtonte shtetasi L.T së bashku me dy fëmijët e tij.

Si pasojë e përplasjes, dy fëmijët 12 dhe 8 vjeç kanë marr lëndime të lehta dhe janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Ata kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e policisë kryen këqyrjen e vendit të aksidentit dhe veprimet hetimore në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit si dhe kanë shoqëruar në polici për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me ngjarjen drejtuesin e mjetit tip Mercedes Benz, shtetasin M.M.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026