Përplasen trenat në Indi, 50 të vdekur dhe 300 të plagosur

2 Qershor 2023 | 20:40

Së paku 50 persona kanë vdekur dhe 300 janë shtruar në spital në Indi, pasi një tren me pasagjerë doli nga shinat dhe u përplas me një tren mallrash në qarkun Balasore të Odishas, raporton Reuters.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe “e gjithë ndihma e mundshme” po ofrohet për të prekurit, tha kryeministri indian Narendra Modi, shkruan REL.

Treni Coromandel Express, i cili udhëton nga Kolkata në Chennai, pas përplasjes doli nga shinat dhe ra në shinat e kundërta, thuhet në raporte. Shumë njerëz janë ende të bllokuar.

“Po punojnë gati 50 autoambulanca, por duket se ka shumë të lënduar. Një numër i madh autobusësh janë duke u mobilizuar për të transferuar të plagosurit në spital”, shkroi në Twitter, sekretari kryesor i Odishas, Pradeep Jena.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026