Aktiviteti “tradita -fest”, punimet e nxënësve në pazar gjallërojnë Gjirokastrën
Aktiviteti ” Tradita -Fest”, i organizuar nga shkollat e Gjirokastrës ka gjallëruar këtë fundjavë zonën muzeale në qytetin e gurtë.
Në vitrinat e vendosura përgjatë rrugëve të kalldrëmta të Pazarit karakteristik u prezantuan punime të nxënësve dhe mësuesve që promovonin vlerat e traditës gjirokastrite.
Punimet në vizatime, gur të skalitur, drugdhendje, pirografi veshjet popullore, kulinaria tradicionale, etj, tërhoqën vëmendjen e banorëve dhe turistëve.
“Shkolla jonë ” Naim Frashëri” është prezantuar me punime artizanale të fëmijëve si shtëpitë karakteristike, të cilat i kanë pasqyruar nëpërmjet materialeve të riciklueshme. Gjithashtu kemi edhe vizatime të punuara nga vetë dora e fëmijëve” – shprehet mësuesja.
“Shkolla “Pandeli Sotiri” prezantohet me programet Arte dhe zeje” siç e shikoni punimet janë fantastike të nxitura dhe të punuara me shumë dëshirë nga gjithë fëmijët dhe mësuesit , janë punime pirografie, punime në xham, punime në gozhdë si dhe punime të tjera të cilat vazhdojnë traditën dhe kanë një vijmësi të të gjitha vlerave kulturore që përcjell qyteti ynë”-shton një mësuese tjetër.
“Ky lloj më pëlqen shumë pasi mësuesit tanë na kanë mësuar të punojmë me pirografi shumë mirë dhe më tërheq shumë si punim”- shtoi mes të tjerash ajo.
Në kuadër të projektit “Arte dhe zeje” përfaqësuesit e Klubit të Kodimit të shkollës 9-vjeçare “A.Z.Çajupi” kishin përgatitur një maket të qytetit të quajtur Smart Art, i cili ka në qendër teknologjinë e bërë nga mikrobiti.
“Kemi përgatitur ambientet kryesore të një qyteti si p.sh, farmacia, spitali, shkolla, një fushë e cila përfaqëson mikrobitet që kanë në bazë lojën, gjithashtu për ta përshtatur më shumë me imazhin e një qyteti kemi përgatitur rrugët dhe disa makina”- tha një nxënës.
“Lazarati përfaqëson traditën, gjithçka që kemi përçuar në breza. Nuk i kemi lënë pas dore dhe nuk i kemi braktisur gjithçka që na kanë përcjellë paraardhësit tanë. Vazhdon akoma tradita e qëndisjes me dorë, punime druri, punime guri, gjithçka po i marrin fëmijët nga gjyshet nga nënat dhe në kuadër të Shkollës Qendër Komunitare po i mëshojmë shumë kësaj pjese sepse është shumë e rëndësishme që brezat të rriten dhe ta trashëgojnë traditën e të parëve tanë”-tha një mësuese tjetër.
“Kjo është një stendë e punimeve të gjimnazit ” Siri Shapllo” ku ne kemi prezantuar disa punime artizanale dhe piktura më së shumti”- theksoi ajo.
Përgjatë këtij viti shkollat në Gjirokastër kanë organizuar aktivitete të larmishme të cilat mes të tjerash kanë promovuar dhe vlerat turistike të qytetit të gurtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë