Hapet sezoni turistik në Fier, fluks vizitorësh, bashkia do zgjerojë investimet

28 Maj 2023 | 20:18

Bashkia e Fierit ka çelur zyrtarisht sezonin turistik. Me një vijë bregdetare 27 km të gjatë, ajo synon të zgjerojë flukset turistike, përmes investimit në infrastrukturë dhe zhvillimit të plazheve.

Një seri aktivitetesh sportive dhe kulturore në bregdetin e Semanit dhe Darezezës kanë çelur sezonin turistik veror në Bashkine Fier. I pranishëm në aktivitet ishte edhe Kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi i cili tha se potenciali turistik i bashkisë do të jetë në fokus të zhvillimit për vitet në vijim.

“Darëzeza e Semani janë dy porta shumë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit të Bashkisë sonë drejt Adriatikut. Ajo që mbetet në strategjinë tonë është se do të hapim dhe një strategji të katërt”- tha ai.

Prioritet në Fier do të ketë përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe furnizimi me ujë të pijshëm, në fshatrat e vijës bregdetare.

“Kemi dhe disa projekte përsa i përket infrastrukturës sepse ndoshta një nga gjërat që nuk është investuar në këtë zonë është infrastruktura. Bëhet fjalë për mungesën  e ujit të pijshëm dhe energjisë elektrike”- tha ai.

Për banorët vendas, turizmi është një burim të ardhurash dhe vitet e fundit kanë sjellë një numër në rritje të vizitorëve.

“Plazhin e kemi shumë të mirë, me hapësirë shumë të madhe”- thotë turisti.

Ndonëse jemi në muajin Maj nuk mungojnë turistët e huaj që kanë zbuluar këtë peizazh mahnitës, siç thonë ata buzë Adriatikut.

“Plazhi është shumë i bukur e shumë i pastër, koha është shumë e mirë. Sot pashë shumë njerëz me veshje tradicionale”

Bashkia përfshin 4 plazhe Semanin, Darëzezën, Pishporon dhe Asturkasin. Vija bregdetare e tyre shkon në 27 km dhe përbëhet nga plazhe të virgjëra me rërë kurative, ndërsa pas tyre ndodhet një kurorë me pisha.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026