Përplaset makina me motorin në Fiershegan, plagosen dy turistë të huaj
Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Fiersheganit, ku janë përfshirë një motor me dy turistë të huaj dhe një automjet tip “Benz”.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy turistët, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Lushnjes. Burime mjekësore bëjnë me dije se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar nga drejtuesi i motorit. Gjatë tentativës për të parakaluar një mjet tjetër, ai i ka dalë përpara automjetit tip “Benz”.
Në përpjekje për të shmangur përplasjen dhe për të përfunduar manovrën, drejtuesi i motorit ka frenuar fort, por është përplasur me automjetin.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 09:39 Numri i viktmave arrin në 5,119 nga tërmetet në Venezuelë
- 09:16 Sulmet ruse në Kiev lënë një të vdekur dhe 15 të plagosur
- 08:58 Pas vrasjes së dy amerikanëve në Jordani, SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit
- 08:49 Spanja dhe Argjentina përballen në finalen e Botërorit 2026
- 08:42 Humbën rrugën në Karaburun, shpëtohen pesë turistë gjermanë
- 08:14 Arrestohen Andrew dhe Tristan Tate në SHBA, akuzohen për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzore