Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës, policia njoftim zyrtar
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush, në bashkinë Vau i Dejës.
Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë dëgjuar në zonë dhe deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia pritet të sqarojë rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa hetimet janë në vijim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit mes disa shtetasve, njëri prej tyre, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
“Gruaja që endej hijeve” i shkrimtares Irena Dragoti, promovohet në Elbasan
Ekskluzive/ Policia parandalon atentatin e radhës ndaj Preng Gjinit
- 16:01 34 vjet nga vrasja e Paolo Borsellinos, atentati mbetet i mbuluar nga misteri
- 15:58 Studimi: Valët e të nxehtit rrisin rrezikun e depresionit sezonal të verës
- 15:39 Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt rikthimit në Shqipëri
- 15:23 Serbia shpall gjendje të jashtëzakonshme, ethet afrikane të derrit përhapen në 52 zona
- 15:21 Shijet autentike dhe recetat brez pas brezi promovojnë identitetin kulinar të Elbasanit
- 15:21 Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në Iran