Përplaset me trafikndarësen, shpërthen në flakë makina

3 Shkurt 2023 | 09:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje. Korrespondenti i Euroneës Albania bën me dije se një makinë është perplasur me trafikndarësen dhe ka shpërthyer në flakë. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe zjarrëfiksja e ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar dëmtime.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.00 të mëngjesit në unazën jugore të qytetit të Elbasanit. Makina është përplasur me një trafikndarëse që shërben në vendin ku prej muajsh po ndërtohet një nënkalim që lidh qytetin me varrezat.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026