Përplasi çiftin me foshnjën, kapet shoferi i makinës luksoze

8 Maj 2022 | 14:02

Policia ka bërë të mundur kapjen e shoferit i cili shkaktoi një aksident rrugor në “Rrugën e Kavajës” këtë të dielë, ku ka përplasur një çift dhe foshnjën e tyre 3-muajshe. Ajas Sulejmani u kap nga forcat e policisë në një spital privat.

Aksidenti ka ndodhur para një semafori, ku mbi vijat e bardha po ecnin kalimtarë. Mes tyre, po kalonte një çift me foshnjën 3-muajshe me karrocë.

Ndërsa automjetet e tjera kishin ndaluar pasi semafori ishte i kuq për automjetet, makina ‘Mercedes Benz G-Class” ka ardhur me shpejtësi duke marrë përpara çiftin.

Shoferi i makinës i përfshirë në aksident u  largua menjëherë nga vendi i ngjarjes duke mos u dhënë ndihmën e parë të plagosurve.

Drejtuesi i makinës, Sulejmani rezulton se i ishte hequr patenta vetëm pak javë më parë.

Ndërkohë, është arrestuar pasagjeri pasi është konfliktuar me oficerët e policisë.

Çifti dhe foshnja e tyre mësohet se ndodhen në spital, ku mësohet se një nga të plagosurit ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lihen në burg 2 autorët për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec

Gjykata e Korçës ka vendosur masën “arrest me burg” për Nikollas Agollin dhe David Priftin, të dy të arrestuar për plagosjen e Brian Syzos disa...
13:29 | 02/07/2026

Momenti kur protestuesit thyejnë me gurë dhe sende të forta xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)

Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku një grup protestuesish kanë kaluar nga hedhja e vezëve dhe miellit në akte dhune dhe...
13:19 | 02/07/2026

Tentuan të kalojnë gardhin metalik, policia shoqëron persona të tjerë

Të tjerë protestues kanë tentuar të kalojnë gardhin metalik rreth Parlamentit. Efektivët kanë bërë të mundur ndalimin e dy prej tyre për ti shoqëruar në...
13:13 | 02/07/2026