Përplasi me “Range Rover” dy efektivët, gjykata lë në qeli Hysen Picin
Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli Hysen Picin, i cili përplasi me makinë pak ditë më parë 2 efektivë policie, duke dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Përpara togave të zeza Pici ka shprehur keqardhjen për ngjarjen e ndodhur.
“Më vjen keq për efektivin, nuk doja ta lëndoja. Më vjen keq për gjithçka ka ndodhur. Më kapi paniku sepse kisha armën me vete. Prandaj tentova të largohesha, që mos të më kapnin me pistoletë”, ka thënë ndër të tjera ai.
Si ndodhi ngjarja në Durrës?
Më 9 qershor Hysen Pici, shoferi i “Range Rover” përplasi efektivët, pasi po ecte në sens të kundërt lëvizjeje.
Më pas, Pici qëlloi me armë zjarri dhe u largua nga mjeti i tij. Në këto momente edhe efektivët e policisë qëlluan me armë, në tentativë për ta ndaluar.
Pici, në gjendje të dehur mundi të largohet, duke vrapuar në rrugicat e lagjeve, por u arrestua pak minuta më vonë. Atij i është sekuestruar edhe pistoleta që kishte.
Ndërkohë njëri prej efektivëve u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit