Përplasi për vdekje 78-vjeçarin një ditë më parë në Shkodër, arrestohet drejtuesi i kamionit

2 Maj 2026 | 13:13

Pas aksidentit të rëndë me pasojë vdekje të ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Liria” në Shkodër, këtë të shtunë policia ka vënë në pranga autorin e përplasjes.

Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë Anxhelo Plaka, i cili me mjetin që drejtonte, tip kamion, ka përplasur për vdekje një të moshuar, Haki Bajrami, 78 vjeç, i cili në kohën e aksidentit po lëvizte në anë të rrugës dhe nga përplasja ka ndërruar jetë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Liria”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026