Përplasi për vdekje mjekun shqiptar dhe u largua, arrestohet 81-vjeçari

19 Prill 2023 | 12:47

Një javë pas vdekjes në aksident në Zyrih, të Jetmir Morinës, dentistit me origjinë shqiptare nga Kosova, autoritetet zviceriane kanë arrestuar një person të dyshuar.

Siç shkruan gazeta Blick.ch në pranga ka rënë një 81-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin dhe është larguar nga vendngjarja.

Ngjarja ndodhi në autostradën A1, në Zyrih, kur 30-vjeçari, Jetmir Morina ndaloi t’i jepte ndihmë disa personave që ishin aksidentuar në atë zonë.

Por në ato momente një makinë ka përplasur Jetmirin duke e hedhur në ajër e duke e përplasur me një makinë tjetër. Aksidenti, fatkeqësisht ishte fatal për 30-vjeçarin, ndërkohë që shoferi 80-vjeçar u largua me urgjencë nga vendngjarja.

30-vjeçari nga fshati Topanicë i Kamenicës, ishte diplomuar për stomatologji dhe prej 6-vitesh jetonte dhe punonte në Zvicër së bashku me bashkëshorten me të cilën kishte 3 vajza.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026