Përplasja brenda PD, Flamur Noka: Kuvendi do mblidhet kundër Bashës, jo kundër SHBA
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë nga selia blu u shpreh se Kuvendi i PD do të mblidhet kundër Bashës, dhe jo për të shqyrtuar vendimet e SHBA.
“I bëra me dije që Kuvendit do mblidhet jo për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA se ato i shqyrtojnë institucionet e SHBA por do mblidhet kundër Bashës, kryetarit të PD që tashmë është minorancë ilegjitime dhe nuk përfaqëson vullnetin e anëtarësisë. Jo kuvend kundër SHBA, por kundër tij”, u shpreh Noka.
Më herët deputeti demokrat ka debatuar me kreun e PD gjatë mbledhjes së kryesisë së grupit lidhur me përjashtimin e Sali Berishës. Sipas Nokës, vendimi i Bashës për të përjashtuar Berishën ishte thikë pas shpine e marrë vetëm për interesa personale të kryedemokratit.
“Me këtë vendim e ke futur PD në një rrokullimë pa kthim. Çdo vendim në kundërshtim me vullnetin e shumicës së anëtarësisë e përçan PD. Ti je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time”, ishte shprehur Noka gjatë mbledhjes.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta