Përplasja e avionit në SHBA, zyrtarët: Besohet se të gjithë pasagjerët kanë vdekur
Autoritetet besojnë se të gjithë personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë American Airlines që u përplas me helikoterin Black Hawk të Forcave të Armatosura amerikane “Reagan” kanë vdekur.
Në lumin Potomak, në afërsi të aeroportit ku ranë avioni dhe helikopteri, po zhvillohet një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi.
Në avionin e udhëtarëve të kompanisë American Airlines gjendeshin 60 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Në helikopter gjendeshin tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane, që po kryenin një fluturim stërvitor. Zyrtarët thane se ndërsa kërkimet vazhdojnë, ata nuk besojnë se ka të mbijetuar.
Të paktën 28 trupa janë nxjerrë nga ujërat e akullta të lumit Potomak, pasi një avion udhëtarësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcave të Armatosura amerikane u përplasën në ajër pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan”.
Patinatorë nga SHBA dhe Rusia ishin në mesin e atyre që ishin në bordin e aeroplanit, sipas zyrtarëve të patinazhit artistik të SHBA-së dhe një klubi në Boston.
Patinatorë nga SHBA dhe Rusia ishin në mesin e atyre që ishin në bordin e aeroplanit, sipas zyrtarëve të patinazhit artistik të SHBA-së dhe një klubi në Boston.
Zyrtarët thanë se vazhdojnë kërkimet, por nuk besojnë se ka të mbijetuar, çka e bën këtë aksidentin ajror më vdekjeprurësin në SHBA në thuajse 24 vjet.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth e quajti situatën “tragjike”.
LEXONI GJITHASHTU:
Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së
- 12:12 Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri
- 12:05 BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 11:58 Një tërmet i fortë godet Zelandën e Re, sa ishte magnituda?
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)