Përplasja e Dritan Lelit për buxhetin, i refuzohen paratë shtesë për kulturën
Fondi për aktivitetet kulturore në Vlorë është bërë shkak i përplasjes mes Dritan Lelit dhe këshilltarëve bashkiak.
Bashkia e Vlorës ka kërkuar një fond shtesë për aktivitetet kulturore ku përfshiheshin edhe festimet për 110 vjetorin e pavarësisë, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga Këshilli bashkiak, me motivacionin se nuk kanë qenë të specifikuara se nga vijnë këto fonde dhe për çfarë do të përdoren ato konkretisht.
Gazetarja e Euronews Albania, Erbieta Maçaj, bën me dije se bëhej fjalë për një fond prej 90 milionë lekësh të cilët këshilltarët e kanë refuzuar si kërkesë.
Sakaq deri më tani, nuk ka pasur një reagim të bashkisë në lidhje me vendimin e Këshillit bashkiak.
Këshilltarët bashkiak të pyetur se a do të lihen pa aktivitete dhe festime bashkia e Vlorës janë shprehur se mbase do të ketë një kërkesë tjetër nga Bashkia e Vlorës.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës
Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm
- 13:00 Mijëra faqe interneti u mbyllën për transmetime të paligjshme të Kupës së Botës
- 12:41 Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende
- 12:30 Ligjvënësit francezë votojnë sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët
- 12:17 Presidenti Pezeshkian: Irani është e angazhuar në një luftë në shkallë të plotë
- 11:47 Dhunuan me sende të forta 5 turq, arrestohen 2 persona në Durrës. Procedohen edhe 2 të tjerë
- 11:39 Shtyhet më 9 shtator seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës