Përplasja me 2 të vdekur dhe 6 të plagosur, “FBI” greke zbarkon në ishullin e Kretës
Ministri grek për Mbrojtjen e Qytetarëve ka njoftuar nisjen e një fushate antikrim në ishullin turistik të Kretës, pas incidenteve të fundit me armë që lanë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur.
Fushata parashikon dërgimin e një njësie elitë kundër krimit të organizuar dhe shtimin e kontrolleve për armëmbajtje pa leje.
“Gota është mbushur plot dhe po derdhet. Nuk do të ketë më të fortë apo mafie lokale në Kretë”, deklaroi ministri Michalis Chrysochoidis, duke theksuar edhe ndryshimet ligjore që po ndërmerren për të luftuar kriminalitetin.
Masat pasojnë ngjarjet e fundjavës së kaluar në fshatin Voricia, afër Heraklionit, ku dy familje u përplasën me armë zjarri, duke lënë dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur, mes tyre një fëmijë të mitur.
Një njësi e Drejtorisë për Luftën Kundër Krimit të Organizuar – e cilësuar nga autoritetet si “FBI-ja greke” – do të vendoset në mënyrë të përhershme në Kretë. Njësia është e specializuar në çmontimin e rrjeteve kriminale dhe hetimin e krimeve të rënda.
Në fjalën e tij, ministri paralajmëroi se qytetarëve në Kretë u kanoset një “ciklon trazirash dhe pasigurie” si pasojë e rritjes së kriminalitetit, sjelljeve agresive dhe grupeve që veprojnë si të paprekshëm nga ligji.
Ishulli i Kretës ka përjetuar disa incidente me armë në vitet e fundit, që shpesh lidhen me konflikte mes familjeve, mosmarrëveshje pronësie dhe aktivitete kriminale të organizuara.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë