Përplasja mes ortakëve për aeroportin e Vlorës, gazetari jep detaje të kontratave

21 Tetor 2025 | 22:12

Gazetari dhe eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur lidhur me kontratën për aeroportin e Vlorës. Sejdarasi u shpreh se aksioneri kryesor, Bexhet Pacolli i është drejtuar një banke për të marrë 56 milionë euro për të mbuluar financimin e plotë të aeroportit.

Gazetari shton se Pacolli në maj deklaroi se ka 93% të aksioneve ndërsa Valon Ademi shton se ka 49%. Ai shtoi se në fazën që ndodhet momentalisht ngjarja nuk do të ketë ndërprerje të punimeve pasi financimi është bërë nga bankat. Sipas tij është gjykata ajo që do të përcaktojë se sa për qind ka zoti Ademi dhe zoti Pacolli.

“Aksionari kryesore, zoti Bexhet Pacoli e ka të mundur të mbulojë financimin e plotë të aeroportit dhe i është drejtuar një banke të nivelit të dytë. Banka i ka dhënë 56 milionë euro, 23 nga të cilat janë tërhequr nga Valoni sepse kompania e tij rezultonte që merrej e punimet dhe 13 milionë i ka marrë zoti Pacolli.

Kjo pjese ka një drite hije të madhe, banka qe ka dhëne 56 milionë nuk ka asnjë dokument përveç një thënie  gojore të aksionerit të dytë. Bexheti në maj tha se 93 për qind janë të miat. Valon Ademi thotë se Bexheti e ka ngatërruar, ai ka kaq unë kam 49. Vetëm gojarisht banka jep këtë kredi dhe nuk ka asnjë dokument që ta vërtetojë. Dy vite më parë konflikti ishte më i madh. Vjen pas një kontrate të nënshkruar në Luksemburg. Në këtë kontratë ka një problem teknik”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026