Përplasja në PD ia bën më të lehtë qeverisjen Ramës, thotë gazetari
Për gazetarin Alfred Lela vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së ishte i papritur. Sipas tij kjo përplasje mes Berishës dhe Bashës ia bën kryeministrit Edi Rama më të lehtë qeverisjen.
“Ka shumë ngjarje në PD përkundër asaj që ndodh në PS, gjë që ia bën Ramës më të lehtë qeverisjen dhe konceptimin e një mandati tjetër, të cilin ka filluar edhe ta artikulojë në retorikën e tij politike,” – u shpreh Lela.
Për Lelën situata e fundit në PD tregon sërish se demokratët e kanë të vështirë të dalin nga ngjarje që ia krijojnë të tjerët edhe pse duket se ka të bëjë me vetë PD-në.
Lela u shpreh se me vendimin e tij Basha i ka kapur kritikët e tij në paradoks. Me paradoks Lela theksoi se nënkuptonte faktin se kritikët kërkonin që Basha të shfaqte lidership dhe pas vendimit të tij sërish kritikat vijojnë.
“Nuk mundet t’ia kërkosh Bashës… që ta qortosh për mungesë lidershipi dhe në momentin kur formatohet si lider dhe prapë ai të jetë gabim,” – komentoi më tej Lela duke e cilësuar këtë si shpjegim të ndasive politike.
Në analizën e tij Lela kujtoi se alternativa e vendimit të Bashës ishte “një përplasje me SHBA-të”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta