Venecia jep përgjigjen përfundimtare për përplasjen Parlament-President

19 Qershor 2020 | 17:58

Komisioni i Venecias në raportin përfundimtar lidhur me përplasjen mes Presidentit dhe Parlamentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, i jep të drejtë kreut të shtetit, pasi duhej respektuar afati prej 30 ditësh për përzgjedhjen e një prej tre kandidatëve nga lista që i është paraqitur nga Komisioni i Emërimeve në Drejtësi.

Por, Venecia është i mendimit se, kriza kushtetuese në Shqipëri nuk është shkaktuar nga një veprim i veçantë, por nga pasoja e ndërveprimit të disa faktorëve, duke përmendur këtu edhe procedurat e vetingut, që padyshim do të ketë një efekt pozitiv në terma afatgjatë, por në terma afatshkurtër ka sjellë mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

Gjithashtu, në opinion theksohet se ka bllokim fondamental mes Parlamentit dhe Presidentit dhe duket se do të jetë vështirë të tejkalohet, në një kohë kur ka shumë vende vakante që duhen plotësuar. Kjo pasi kur për këto vende ka shumë pak kandidatë të përshtatshëm dhe nuk ka një Gjykatë Kushtetuese funksionale, procedurat janë bënë subjekt i përplasjes mes këtyre dy institucioneve.

Në këtë situatë, Komisioni i Venecias rekomandon se, për të kapërcyer ngërçin, procedurat e vetingut duhet ë mbesin prioritet dhese duhet të vlerësohet nëse rregullat lejojnë përfundim sa më të shpejtë të procesit, sidomos për anëtarët e gjykatave jo funksionale. Komisioni i Venecias e cilëson vitale rikthimin në funksion të kësaj gjykate bashkë me Gjykatën e Lartë, ndaj thekson se, kërkohet dialog dhe bashkëpunim konstruktiv ndër institucional për tejkalimin e krizës.

Lidhur me ankesat e Presidentit se Kuvendi nuk ka respektuar rregullat për emërimet, Komisioni i Venecias thotë se, kur emërimet duhet të bëhen në të njëjtën periudhë, Presidenti dhe Parlamenti (dhe Gjykata e Lartë, nëse nis së funksionuari) duhet të bien dakord mbi procedurat që duhen ndjekur në zbatim të Kushtetutës dhe dispozitave ligjore dhe KED duhet të zbatojë një interpretim të tillë.

Në të kundërt, një ose më shumë organe emërimi rrezikojnë që të mos jetë në gjendje të bëjë zgjedhje mes tre kandidatëve siç e kërkon Kushtetuta. Interpretimet i takojnë t’i bëjë Gjykata Kushtetues, por në momentin kur ajo nuk është funksionale, KED duhet të dërgojë listën në Parlament sapo Presidenti të ketë proceduar me emërimin e tij ose 30 ditë pasi ai arrin ta bëjë këtë pa justifikim.

Venecia thotë se, duke qenë se mekanizmi i emërimeve nga Presidenti nuk bën pjesë në ligjin kushtetues, duket se ka çuar në konflikt. Ndërsa ky mekanizëm i paracaktuar është në fuqi dhe detyrues, në të ardhmen kjo çështje është mirë që të ngrihet në nivel kushtetues, ashtu si në rastin e Parlamentit, dhe të integrohet në sistemin kushtetuese të balancimit të pushtetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026