Përplasja tek zyrat e FRD-së, policia shpall në kërkim dy persona
Për përplasjen e djeshme në ambientet e zyrave të partisë Fryma e Re Demokratike, policia ka shpallur në kërkim dy persona.
Uniformat blu bëjnë me dije se Agim Hoxhaj, 55 vjeç dhe Afrim Sula, 46 vjeç, kanë hyrë të paautorizuar në një godinë në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë, duke kundërshtuar punonjësit, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit.
Materialet për çëhstjen i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Menjëherë pasi nisën tensionet, kryetari i FRD-së, Sali Shehu bëri publike një shkresë pa vulë dhe pa firmë, sipas së cilës Bashkia i kërkonte lirimin e mjediseve me arsye “procesin e bashkisë për sistemimin e zyrave për stafin dhe njësitë administrative”. Kjo mënyrë njoftimi dhe argumentimi nga Bashkia u konsiderua e papranueshme dhe anëtarët e FRD-së e kundërshtuan atë.
Përplasjet përfshinë edhe Presidentin Meta. Ky i fundit i konsideroi urdhrin për lirimin e zyrave të FRD-së dhe përplasjen me policinë si “grusht shteti”, ndërsa kryetari i FRD-së Shehu tha se ka kallëzuar për abuzim me detyrën dhe ushtrim dhune Policinë Bashkiake.
Ndërsa, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj tha për Euronews Albania se incidenti me përfshirjen edhe të Presidentit Ilir Meta “ishte provokim i parapërgatitur”.
Ndërkohë, Basha gjithë ngjarjen e cilësoi si sulm ndaj opozitës.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës