Përplasje e ashpër me Elon Musk, Trump po konsideron shitjen e makinës Tesla

6 Qershor 2025 | 13:25

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është duke shqyrtuar mundësinë për të shitur makinën e tij Tesla, sipas një raportimi nga CBS News, që citon një zyrtar të lartë të Shtëpisë së Bardhë.

Bëhet fjalë për një makinë të kuqe Tesla, të cilën Trump e bleu në një përpjekje për të mbështetur Elon Musk, teksa aksionet e kompanisë së tij të makinave elektrike ranë ndjeshëm pas angazhimit politik në administratën Trump.

Makina Tesla ngjyrë e kuqe qëndronte përpara Shtëpisë së Bardhë si tregues i mbështetjes që Trump i jepte miliarderit.

Por gjërat kanë ndryshuar gjatë orëve të fundit.

Në më pak se një javë nga dita kur i thurën lëvdata njëri-tjetrit në Dhomën Ovale, presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk u ndanë në mënyrë spektakolare.

Në një luftë fjalësh që u përshkallëzua të enjten, të dy ata përdorën rrjetet e tyre sociale për të sulmuar njëri-tjetrin.

Shkak u bë një reagim i mëhershëm i Musk, që e cilësonte projektligjin e Trump për shpenzimet si “të neveritshëm”, pasi sipas tij, do të mbyste amerikanët në borxhe.

Në reagimin e tij, Trump tha se, mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhet ishte t’i jepte fund subvencioneve dhe tenderave në favor të kompanive të Musk.

“Jam habitur gjithmonë përse Biden nuk e bënte një gjë të tillë”, tha ai.

Nga ana e tij, pronari i “Tesla” dhe “Starlink” u përgjigj duke thënë se emri i Trump shfaqet në dosjet e turpshme të financierit Jeffrey Epstein, duke shtuar se kjo është arsyeja përse dosjet nuk bëhen publike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dënohen me dhunim me kamzhik në publik dy të rinj në Indonezi, u puthen në TikTok

Dy të rinj në provincën konservatore Aceh të Indonezisë është rrahur publikisht me kamzhik, pasi një gjykatë e Sharias i dënoi ata për shkelje të...
20:31 | 02/07/2026

Polonia: Hungaria i hoqi statusin e refugjatit ish-ministrit në arrati, Zbigniew Ziobro

Polonia njoftoi të enjten se qeveria e re e Hungarisë i ka revokuar statusin e refugjatit një ish-ministri polak në arrati dhe zëvendësit të tij....
20:13 | 02/07/2026

Samiti i NATO-s në Ankara, Zelenskyy kërkon ndihmë për mbrojtjen ajrore 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se shpreson që vendi i tij të marrë ndihmë në mbrojtjen ajrore nga aleatët e tij perëndimorë në samitin e NATO- s javën e ardhshme...
20:03 | 02/07/2026