Trump kërcënoi se do ia hiqte: Sa vlejnë kontratat qeveritare të Musk në SHBA
Pas përplasjes së Elon Musk me Presidentin amerikan Donald Trump, miliarderi rrezikon të humbasë kontratave qeveritare që ka me Uashingtonin.
Gjatë përplasjes në rrjete sociale, Trump e kërcënoi Musk në një postim se do t’i shkëpuste të gjitha kontratat qeveritare që kompanitë e tij kanë në SHBA.
“Ndërprerja e subvencioneve dhe kontratave qeveritare për Elonin do të kursente miliarda dollarë”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”.
Steve Bannon, një aleat i hershëm i Trump, i bëri thirrje Shtëpisë së Bardhë që të “konfiskojë SpaceX”. Ndërkaq, Musk njoftoi se do të fillojë “çmontimin” e anijes kozmike Dragon, e përdorur nga NASA për transportin e astronautëve në dhe nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor. Po më vonë miliarderi u tërhoq nga kjo deklaratë.
Shumë nga kontratat e SpaceX janë për projekte të klasifikuara, ndaj vlera e saktë është e vështirë të përcaktohet, por besohet të arrijë në dhjetëra miliarda dollarë. Vetëm gjatë vitit fiskal 2024, SpaceX mori 3.8 miliardë dollarë, sipas të dhënave qeveritare. Gëynne Shotëell, presidente dhe drejtoreshë operative e SpaceX, ka deklaruar se kompania ka rreth 22 miliardë dollarë në kontrata qeveritare, ku prej tyre të paktën 15 miliardë vijnë nga NASA.
Një nga marrëveshjet më të mëdha është ajo me Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, me vlerë 733 milionë dollarë për lëshimin e satelitëve me qëllim sigurinë kombëtar. Sipas gazetës Washington Post, kompanitë e Musk kanë përfituar gjatë viteve të fundit të paktën 38 miliardë dollarë në kontrata, kredi dhe subvencione nga qeveria amerikane.
LEXONI GJITHASHTU:
Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)
ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada përballet me një moment të frikshëm (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024
- 10:41 Avioni luftarak fluturon vetëm pak metra mbi pushuesit në Florida, Marina Amerikane hap hetim (VIDEO)