Përplasje e ashpër në gjyqin e “Plumbit të Artë”, avokati braktis sallën pas debatit
Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për të vënë në dispozicion të avokatëve dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Erion Alibejt, por vetëm për faktet që lidhen drejtpërdrejt me çështjen “Plumbi i Artë”. Ndërkohë, u rrëzua kërkesa e mbrojtjes për të pasur akses në dëshmitë e plota të të dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë edhe për ngjarje të tjera jashtë kësaj dosjeje.
Ky vendim shkaktoi reagime të forta nga avokatët, Gentian Rumano, i cili mbron Henrik Hoxhën dhe Elda Zotaj dhe Aldo Shkëmbi, të cilët mbrojnë Altin Ndocin. Ata kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese dhe ndërprerjen e procesit gjyqësor, deri në marrjen e një vendimi nga një gjyqtar tjetër për kërkesën e tyre.
Megjithatë, jo të gjithë avokatët iu bashkuan këtij qëndrimi; një pjesë e mbrojtjes kërkoi vijimin e procesit, duke argumentuar se seancat e fundit kanë mbetur në vendnumëro.
Prokurorja Doloreza Musabelliu i kërkoi trupës gjykuese të vijonte seancën pavarësisht kërkesës për dorëheqje, por situata u tensionua pas debateve mes prokurorit Behar Dibra dhe avokatit Gentian Rumano. Ky i fundit e braktisi sallën në mënyrë demonstrative, duke sjellë shtyrjen e seancës.
Në këto rrethana, GJKKO vendosi ta shtyjë gjyqin për më 15 korrik, ora 10:00, dhe pezulloi afatet e paraburgimit për personat e akuzuar. Këtë të enjte ishte planifikuar të dëgjohej dëshmia e bashkëpunëtorit të tretë të drejtësisë, Skerdi Tase.
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite