Përplasje e fortë mes dy automjeteve në Pogradec, lëndohen tre persona

28 Qershor 2025 | 20:56

Një aksident ka ndodhur në rrugën që çon drejt fshatit Tushemisht, ku dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Aktualisht, priten informacione të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar në qarkullim dhe për respektimin e rregullave të sigurisë në rrugë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvendi mban një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të ish-deputetit Emin Riza

Ndërsa jashtë godinës së Parlamentit situata vijon të jetë e tensionuar, brenda sallës së seancave plenare punimet kanë nisur me një moment nderimi. Kryetari i...
10:38 | 23/07/2026

Protestuesit bllokojnë rrugën me koshat e mbeturinave, ndërhyn policia

Situata e tensionuar përpara Parlamentit vijon teksa protestuesit kanë bllokuar rrugën në Bulevardin Zhan D’ark. Protestuesit kanë bllokuar segmentin e Bulevardit “Zhan D’Ark” me koshat...
10:35 | 23/07/2026

Protestuesit hedhin lëndë plasëse jashtë ambienteve të Parlamentit, lëndohet një efektiv policie

Situata jashtë Parlamentit ka regjistruar tensione të reja. Jashtë oborrit të godinës janë dëgjuar shpërthime, të shkaktuara nga lëndë plasëse të llojit kapsollë, të cilat...
10:22 | 23/07/2026