Përplasje me armë në kufirin Izrael-Egjipt, vriten 3 ushtarë

3 Qershor 2023 | 18:50

BBC raporton se tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një polic egjiptian. Ushtarët u vranë pas të shtënave në territorin izraelit shumë pranë kufirit me Egjiptin, bën me dije Tel Avivi.

Në lidhje me ngjarjen e cila mbetet e paqartë dhe më shumë pikëpyetje ka nisur një hetim nga ana e ushtrisë egjiptiane.

Ushtria izraelite ka deklaruar se të shtënat supozohet se lidhen me një operacion kundër trafikut të drogës të kryer gjatë natës.

Sipas ushtrisë, dy ushtarë izraelitë – një burrë dhe një grua – të vendosur në një vend të largët përgjatë kufirit u qëlluan për vdekje në rrethana ende të paqarta.

Disa orë më vonë, pas një operacioni kërkimi, sulmuesi i supozuar u rrethua dhe pati një shkëmbim zjarri, sipas ushtrisë izraelite. Nga të shtënat një ushtar i tretë u vra, ndërkohë që një tjetër u plagos.

Në një deklaratë të paqartë, ushtria egjiptiane tha se oficeri i saj i sigurisë po ndiqte kontrabandistët e drogës dhe se një shkëmbim i papritur zjarri çoi në vdekjen e izraelitëve.

Kontrabanda me vlerë rreth 400,000 dollarë u kap nga forcat izraelite gjatë operacionit.

Bëhet me dije se ushtarët po vazhdojnë të kërkojnë në zonë për gjetjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë ngjarje.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026