Përplasje me armë në Mamurras, i dënuari tentoi të shtypte policinë! Gazetari sjell detaje nga plagosja
Gazetari Eni Ferhati në emisionin Now me Erla Mëhilli solli më shumë detaje përsa i përket ngjarjes së ndodhur ditën e sotme në aksin Mamurras-Laç, ku nga një operacion policor u neutralizuan dy persona, ku njëri prej tyre rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Gjykata e Trentos në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje.
Sipas gazetarit, ky ishte një operacion rutinë për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim. Ndërkohë, gazetari theksoi se në momentin e arrestimit, dy të rinjtë kanë tentuar të përplasnin me automjet efektivët e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, e cila solli dhe plagosjen e 23-vjeçarit, Leonard Dema.
“Ka qenë një operacion rutinë i specialistëve të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme, një operacion që vijon prej kohësh për arrestimin e personave që kërkohen prej kohësh nga autoritetet e huaja.
Ngjarja ka ndodhur në mesditë. Është identifikuar automjeti me të cilin lëviste 23-vjeçari Leonard Dema, i cili identifikohet se është një person i kërkuar nga drejtësia italiane, i dënuar nga Gjykata e Trentos në Itali me 7 vite burg për tentativë vrasjeje dhe gjatë operacionit është bllokuar në aksin Mamurras-Laç.
Brenda automjetit është identifikuar edhe një person tjetër, i cili ka ndërhyrë ndaj agjentëve të forcave operacionale. Ka pasur rezistencë. Fillimisht është tentuar që efektivët e policisë, që kanë qenë sipas të dhënave me uniformë, të përplasen me automjet.
Ndërkohë, djali që ka qenë pasagjer, djali i ish-deputetit demokrat Amadeo Fufi, ka nxjerrë një send armë zjarri dhe në atë moment ka pasur një reagim të menjëhershëm të policisë, duke lënë të plagosur personin i cili kërkohej të arrestohej nga autoritetet italiane.
Është një ngjarje që kërkon hetim dhe Agjencia e Mbikëqyrjes po heton rastin për të parë nëse janë zbatuar procedurat standarde nga ana e policisë.
23-vjeçari është në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është arrestuar edhe djali i ish-deputetit për armëmbajtje pa leje”, u shpreh gazetari.
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë