Përplasje mes komisionerëve në Fier, kur do rifillojë numërimi i votave

12 Maj 2025 | 13:24

Në KZAZ 90 në Fier numërimi i votave u ndërpre, për shkak të lodhjes së numëruesve, fillimisht u tha se kjo KZAZ do të rikthehej në punë të nesërmen në orën 8:00 të mëngjesit të nesërm, por tashmë orari ka ndryshuar.

Kjo ka shkaktuar përplasje mes numëruesve dhe vëzhguesve në dy kampet PS dhe PD, duke qenë se ata nuk ranë dakord për një orar, do ta vijojnë numërimin e votave në orare të ndryshme.

“Vendosëm me shumicë votash që për disa orë dhe në respektim të kodit zgjedhor të ndërpresim numërimin dhe të fillojmë punën në orën 16:00 të ditës së sotme. Ky është vendimi i KZAZ dhe ka të bëjë vetëm me pjesën e lodhjes”,-tha kryetari i KZAZ në Fier.

“Ne propozuam që të gjithë anëtarët e KZAZ të paraqiten në orën 18:00. Nuk ramë dakord, kështu që të gjithë anëtarët tanë të KZAZ numërues dhe vëzhgues do të paraqiten në orën 18:00 ndërsa pala tjetër në orën 16:00”,-tha zëvendëskryetarja nga ana e Partisë Demokratike.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026