Përplasje mes tifozëve në “Elbasan Arena” pas humbjes ndaj Vorës

19 Tetor 2025 | 21:58

Momente tensioni janë shënuar në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena”, pas ndeshjes që përfundoi me fitoren 2-1 të Vorës ndaj Elbasanit, në kuadër të javës së 7-të të Kategorisë Superiore.

Pas përfundimit të sfidës, një pjesë e tifozerisë verdheblu ka kapërcyer drejt tribunës së miqve, ku ka ndodhur përleshja mes dy grupeve. Të pranishmit raportojnë për hedhje sendesh të forta dhe fyerje në kor.

Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të rendit ka bërë të mundur qetësimin e situatës, duke shmangur përshkallëzimin e dhunës. Me këtë humbje, Elbasani humbi mundësinë për t’u afruar me zonën e kreut në renditjen e kampionatit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026