Përplasje në parlament, rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për fondet e OLAF
Mazhoranca ka rrëzuar në parlament kërkesën e grupit parlamentar të PD për mocion me debat në lidhje me gjetjet e OLAF-it dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërise që të sigurohen mekanizmat nevojshëm, që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale.
Vendimi u mor pas debateve mes krerëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe atij socialist Bledi Çuçi.
Kreu i grupit parlamentar të PD tha se raporti i OLAF është zyrtar dhe gjendet në faqen e Komisionit Evropian dhe ndaj shtoi se mocioni duhet të mbahet pasi nuk bazohet në thashesheme por në raporte reale nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar i PS, tha se raporti i OLAF nuk është ende zyrtar dhe është kofidencial, ndaj mocioni mund të mbahet kur raporti i plotë të jetë final.
Pjesë nga diskutimet:
Bardhi: E para, ka një njoftim zyrtar në zyrën kundër mashtrimit në BE, që deklaron se ka informuar autoritet përgjegjëse mbi raportin përfundimtar të OLAF sa i takon abuzimeve me fondin e bujqësisë.
Unë nuk e di se cfarë kërkon diçka më shumë zyrtare. Raportin zyrtar të OLAF, ministrja do duhet ta ketë marrë, nëse nuk jua kanë sjellë, do të thotë që nuk kanë besim.
Nëse ministrisë e bujqësisë e kanë shpallur skenë krimi, mendoj që nuk mund t’ia kenë vënë në dispozicion. Fakti është që raporti është përfundimtar dhe mocioni me debat i kërkuar nga PD bazohet në një njoftim zyrtar.
Çuçi: Në lidhje me kërkesën e opozitës, jemi dakord të zhvillojmë debat për një çështje kaq të rëndësishme, por në mbrojtje të interesit të fermerëve dhe përpjekjeve të qeverisë për të zhbllokuar fondet ne kemi thënë është i parakohshëm debati në parlamentar përderisa është kofidencial raporti i Olaf. Ka vetëm një paragraf ku përmenden të gjitha shtetet, ky paragraf është i vetëm publik. Pjesa tjetër është kofidencial.
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë