Përplasje opozitë-mazhorancë në Kuvend, Balla sfidon Berishën: Dil sot në protestë po ta mbajti

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
18 Qershor 2026 | 10:55

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla reagoi ndaj fjalës së kryedemokratit Sali Berisha në Kuvend i cili kërkoi ndryshimin e rendit të ditës dhe dorëheqjen e kryeministrit duke iu referuar kërkesave të protestuesve.

“Unë mendoj se vazhdimi me çështje të tjera në këtë Parlament, pa ardhur Rama këtu, për mocion me debat, është një akt sa tradhtie aq edhe cinizmi ndaj qytetarëve shqiptarë. Nuk keni të drejtë të injoroni qindra mijëra qytetarë që kanë 18 ditë me flamurin e ligjit në dorë, duke sakrifikuar orë të tëra. Se kush tregohet fashist tani, ju apo ata, këtë e diktojnë dhe e lë të gjykohet nga qytetarët”, tha Berisha.

Balla e sfidoi kryedemokratin të dilte në protestë nëse mundej, për të parë nëse do të pranohej ose jo nga qytetarët.

“Së pari, kërkesa është formuluar gabim dhe nuk mund të merret në konsideratë. Nga deputeti që mori fjalën në emër të kërkuesve, nuk dëgjuam asnjë argument që ka të bëjë me kërkesën. Kërkesa nga grupi ynë do të rrëzohet. Kemi pasur një diskutim në Konferencën e Kryetarëve, ku vetë deputetët kanë kërkuar që këto iniciativa të shqyrtohen. Nuk dëgjuam asnjë argument.

I fundit që mund të flasë për protestuesit është ky pelikani këtu. Nëse do të zbatosh atë që unë të ftoj, Sali Berisha, sot pasdite shko në protestë. Shkon dot në protestë? Provoje po ta mbajti. Unë kam bërë një kallëzim për ty. Kam kontribuar. I ftoj protestuesit ta marrin në shqyrtim. Kush ju ka mandatuar ju ndonjëherë? I fundit je ti që mund të na bësh ne ndërmjetësin me protestuesit”, tha Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për mediat turke, foli për rezultatet e Samitit të NATO-s, marrëdhëniet Shqipëri–Turqi, zhvillimet në Ballkan, bashkëpunimin në...
17:50 | 09/07/2026

Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë, identifikohen autori dhe i plagosuri

Një konflikt mes komshinjve në Korçë ka përfunduar ditën e sotme me një të plagosur, në lagjen numër 14 të qytetit të Korçës. Të dy...
12:26 | 09/07/2026

Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet

Dështon konsensusi në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri–Bashkimi Europian për miratimin e një rezolute të përbashkët mbi procesin e integrimit të Shqipërisë. Përplasja mes përfaqësuesve...
11:42 | 09/07/2026