”Katër vite më shumë”, protesta të dhunshme nga mbështetësit e Trump në Uashington dhe Arizona

15 Nëntor 2020 | 07:26

Kanë kaluar më shumë se 10 ditë që kur presidenti i zgjedhur Joe Biden fitoi zgjedhjet e tre nëntorit duke kthyer një numër shtetasish nga republikanë në demokrat dhe ende ai nuk është pranuar nga e gjithë popullsia amerikane.

Këtë të shtunë mbështetësit e Donald Trump zhvilluan një tubim masiv në Uashington D.C.

Mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Freedom Plaza” ku shumë prej tyre bënin thirrje si “SHBA”, “Katër vite më shumë”, apo “Stop vjedhjes” pavarësisht mungesës së provave për mashtrime zgjedhore apo probleme të tjera që mund të përmbysin rezultatin.

Marshimi i protestuesve u bë nga Sheshi i Lirisë pranë Shtëpisë së Bardhë deri tek selia e Gjykatës Supreme në Capitol Hill, teksa Trump u drejtua për në klubin kombëtar të golfit në veri të Virxhinias.

Autokolona e tij kaloi mes manifestuesve dhe presidenti në detyrë, i veshur me kapele të kuqe i përshëndeti ata nga brenda limuzinës.

Më pas në përplasjet gjatë natës me ata që ishin kundër protestës sollën të paktën 20 arrestime dhe një të plagosur me thikë.

Ndërkaq të shtunën në disa qytete të tjera u zhvilluan përsëri grumbullime të mbështetësve të Trump të cilët nuk janë të gatshëm të pranojnë Kolegjin Zgjedhor të demokratit Joe Biden dhe bënin thirrje për fitoren e votës popullore si të ligjshme.

Disa qindra mbështetës të tij u mblodhën edhe në Feniks të Arizonës. Edhe këtu manifestuesit mbajtën parulla të tipit “Ndaloni vjedhjen” dhe ngritën foto të Trump.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani janë një territor politik i paeksploruar më parë.

Megjithëse në vitin 2000 pati në betejë ligjore mes Al Gore dhe George W. Bush, e cila u vendos përfundimisht nga Gjykata e Lartë në favor të Bush, kjo mosmarrëveshje ishte për vetëm 500 vota në një shtet të vetëm, në Florida.

Nëse e krahasojmë me gjendjen aktuale në SHBA, epërsia e Biden në shtetet ku Trump po kërkon rinumërim apo po akuzon për vjedhje është dhjetëra mijëra vota.

Zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kanë përjashtuar mundësinë e mashtrimeve dhe Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka vërtetuar se zgjedhjet ishin të drejta dhe u kryen siç duhet.   

 

Lexoni gjithashtu: 

SHBA, demokratët thirrje republikanëve: Mjaft me shfaqje qesharake, respektoni vullnetin e popullit

SHBA ende pa një fitues zyrtar, Trump vijon betejën ligjore

“Abdikimi” i Trump, Presidenti harron emergjencën e COVID dhe u fshihet kamerave

“Koha do ta tregojë”, Trump del për herë të parë pas zgjedhjeve, vaksina kryefjala e fjalimit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026