Përplasjet para Parlamentit, lëndohen disa protestues dhe 3 punonjës policie
Pas qetësimit të situatës mes protestuesve dhe punonjësve të policisë pas përplasjes fizike, këta të fundit janë tërhequr në krah të Parlamentit.
Nga kjo përplasje janë lënduar 3 efektivë të policisë, të cilët janë dërguar në autoambulancën që ndodhet jashtë Parlamentit për të marrë ndihmën e shpejtë. Të lënduar nga kjo përplasje kanë mbetur edhe disa protestues, ndaj të cilëve u përdor spraj djegës, ku edhe ata kanë marrë ndihmën e parë.
Ndërkohë, dy automjete që janë ujëhedhëse po qëndrojnë në gatishmëri në hyrje të Parlamentit, por nuk ka pasur hedhje uji gjatë përplasjes së parë nga ana e tyre.
Sakaq, pas raportimit të plagosjes së efektivëve, ministri i Brendshëm Besford Lamallari ka dalë nga Kryesia e Kuvendit për të parë gjendjen e policëve të plagosur, por pas raportimeve që këta të fundit kanë shkuar për të marrë ndihmën e shpejtë është rikthyer sërish në Kuvend.
Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga
“Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
Shoqërimi i disa personave, një pjesë e protestuesve shkojnë drejt komisariateve
- 11:48 Protesta zhvendoset drejt Ministrisë së Brendshme, përplasje të forta me policinë, bllokohet rruga
- 11:40 Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit
- 11:29 “Mos qëlloni policët”, protestuesit hedhin vezë dhe shishe plastike drejt hyrjes së Parlamentit
- 11:26 Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei
- 11:24 Lojërat Mesdhetare, Kosova: Franca ndër aleatet kryesore në organizimin e ngjarjes sportive
- 11:20 Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim